Kjo javë e klasifikimit të “The Top List” ka ardhur mjaft fuqishëm, ku në hyrjet e reja mbizotërojnë bashkëpunimet midis artistëve më të njohur. E një ndër to, është dhe “Ding Ding”, projekti mes ish-fituesit të BBV2 dhe këngëtarit Luiz Ejlli, së bashku me reperin Ghetto Geasy.

“Ding Ding” mezi po pritej nga fansat që kur dyshja e paralajmëruan një bashkëpunim mes tyre që shumë kohë më parë. E gjitha lindi teksa Luizi ishte ende pjesë e shtëpisë së BBV2 dhe këndonte këngët e Geasy.

Nuk vonoi shumë dhe dy artistët planifikuan një duet, që ka vetëm pak ditë që është publikuar. Menjëherë “Ding Ding” theu rrjetin dhe publiku e pozicionoi menjëherë në vend të parë të listës sonë javore.

Por jo vetëm kaq, ky projekt po ashtu ka qenë kaq ‘catchy’, sa e kemi parë shumë në rrjete sociale në video apo meme të lezetshme. Ja disa prej tyre…