Programi traditë i ditës së fundit të vitit u rikthye edhe këtë herë në Top Albania Radio dhe ndoshta ky është një nga momentet më të shumëpritura për të gjithë ju. E si mund të mbyllej ndryshe viti, përveç se nën tingujt e muzikës më të mirë të 2022.

Surprizat nga artistët nuk mungojnë as në 2022, si në skenën kombëtare ashtu edhe në atë ndërkombëtare ndaj maratona e 100 këngëve më të mira të vitit ishte shpërthyese. Kaluam së bashku rreth 8 orë maratonë, në shoqërinë e atyre që ju kanë bërë shoqëri gjithë vitin. Këto ishin orët e fundit të një viti ‘të vjetër’ i cili i lë vendin një tjetri të cilin le të shpresojmë të jetë edhe më i mirë se ky që po lëmë pas.

Lista e Top 100 këngëve më të dëgjuara për këtë vit ka qenë një miks i madh i rrymave të ndryshme muzikore dhe artistëve që i kanë sjellur ato. Një ndërthurje e atyre shqiptarë dhe të huaj do të ishte realizimi perfekt edhe për këtë vit, por si kënga më e dëgjuar e huaj është zgjedhur Harry Styles me projektin e tij “As It Was”.

Bashkëpunimet shqiptare gjithmonë janë të suksesshme dhe këtë e ka aprovuar edhe njëherë bashkëpunimi midis Elvana Gjatës dhe Dhurata Dorës, ku dy artistët zgjodhën të vinin së bashku me projektin “Gajde”, që ishte kënga më e suksesshme dhe e dëgjuar për vitin 2022. Përveç këtij bashkëpunimi, dy këngëtaret kanë arritur të jenë pjesë edhe me projektet e tyre solo në renditje.

Capital T, Alban Skënderaj, Elgit Doda, Lyrical Son janë disa artistë të tjerë që janë pjesë e Top 100 këtë vit, por së bashku me to janë edhe disa artistë të huaj si Beyonce, Coldplay, Måneskin ose Lil Nas X. Hitet si “Star Walkin’”, “Tdu”, “Copa Copa”, “Crazy What Love Can Do” nuk kishin si të mungonin, pasi kanë qenë pjesë e pandashme e radios për këtë vit. Shijojini të gjitha projektet…

 

  1. Harry Styles – As It Was
  2. Dhurata Dora x Elvana Gjata – Gajde
  3. The Weeknd – Sacrifice
  4. Sam Smith, Kim Petras – Unholy
  5. Gran Error x Elvana Gjata x Antonia – Clap Clap
  6. Lizzo – About Damn Time
  7. Alban Skenderaj – Spektatore
  8. P!NK – Never Gonna Not Dance Again
  9. Capital T – Për Dashni
  10. Beyoncé – Break My Soul
  11. David Guetta & Bebe Rexha – I’m Good (Blue)
  12. Alban Chela & Besa – Zonja & Zoterinj
  13. Capital T X Alban Skenderaj – Nje Nate
  14. Coldplay – Humankind
  15. Måneskin – Supermodel
  16. Harry Styles – Daylight
  17. Elgit Doda ft. Xhensila – A e din
  18. Chris Brown – Under The Influence
  19. Donald – Hesht
  20. Jason Derulo & Shouse  Never Let You Go
  21. Yll Limani x Noizy – Alkool
  22. Asake – Terminator
  23. Beyoncé – Alien Superstar
  24. Rema, Selena Gomez – Calm Down
  25. Besa x Lyrical Son – Si kalama/Machoman
  26. Semi Jaupaj – Mos u kthe
  27. Ledri Vula – Monaco
  28. Black Eyed Peas, Anitta, El Alfa – Simply The Best
  29. Killua – PMW
  30. Ledri Vula X LumiB X NUK – Uma Love
  31. Felix Jaehn, Zoe Wees – Do It Better
  32. Elvana Gjata – POW
  33. Yll Limani x Ledri Vula – Tonat
  34. Lil Nas X – Star Walkin’
  35. Nilsa Hysi – Doja Doja
  36. Aiello – Paradiso
  37. Train, Jewel – Turn the Radio Up
  38. Static & Ben El x 24kGoldn – Bella
  39. Fivio Foreign, Kanye West, Alicia Keys – City of Gods
  40. Jessie Murph – Pray
  41. Capital T x Mc Kresha – Heku qafe
  42. Emeli Sandé – There Isn’t Much
  43. Yll Limani – Malet
  44. George Ezra – Green Green Grass
  45. Elgit Doda – TL (Toxic Love)
  46. Shakira, Rauw Alejandro – Te Felicito
  47. Paolo Nutini – Radio
  48. Alban Skenderaj ft. Lyrical Son – Ndalma
  49. La Fazani – Hajde me shuplakë
  50. Muse ft. Elisa – Ghosts (How Can I Move On)
  51. Kida x Ledri Vula – Tdu
  52. Fast Animals and Slow Kids feat. Ligabue – Il tempo è una bugia
  53. Romeo ft Ermal Fejzullahu – Më e Mira
  54. Dean Lewis – How Do I Say Goodbye
  55. Anxhelina x Flori – Anash & Doja
  56. Arilena Ara – E gjallë
  57. Shpat Deda – T’Huj
  58. Elisa – O Forse Sei Tu
  59. 2Farm – Hero
  60. Kalush Orchestra – Stefania
  61. Dafina Zeqiri ft. Alban Skënderaj – Copa Copa
  62. Charlie Puth – Light Switch
  63. David Guetta & Becky Hill & Ella Henderson – Crazy What Love Can Do
  64. Burna Boy – Last Last
  65. Ronela Hajati – Sekret
  66. Flori Mumajesi – Mbaroj per ty
  67. Harry Styles – Matilda
  68. Gjon’s Tears – Silhouette
  69. Xhensila – Ale Ale
  70. Elhaida Dani – Amore
  71. Bastille – Remind Me
  72. Diona Fona – Zari
  73. Cat Burns ft. Sam Smith – Go
  74. Alban Skenderaj ft. AVAXUS – Lamtumire
  75. Elita 5 – Lamtumire
  76. Jawny, Beck – Take It Back
  77. Ardit Çuni ft. Çiljeta – Oj Dashni
  78. John Legend x Saweetie               – All She Wanna Do
  79. Ronela Hajati and MatoLale – Gips
  80. Spencer Sutherland – Everybody
  81. Kida – Mo jo
  82. Ellie Goulding, Big Sean – Easy Lover
  83. Majk x Dafina Zeqiri – Më Fal
  84. Netsky & Rita Ora – Barricades
  85. Lluni ft. Ledri Vula – Narcos Albania
  86. Alfa, Mr Gabriel – You Make Me So Happy
  87. Arnon & Sardi – Ajo s’do normale
  88. Macklemore, Tones and I – Chant
  89. David Dreshaj – Do dashni
  90. Luude & Mattafix – Big City Life
  91. Butrint Imeri ft. Don Xhoni – Corazon
  92. Dafina Zeqiri – Dhimbje Dhimbje
  93. Lauv – Kids Are Born Stars
  94. La Fazani – Fluturoj
  95. Jovanotti & Sixpm – I love you baby
  96. Killua – Qytetin
  97. Jack Harlow – Dua Lipa
  98. Ibro Deli – Mu ka tek
  99. Renis Gjoka ft. Eneda Tarifa – Cep Me Cep
  100. Stormzy – This Is What I Mean