Elvana Gjata është padiskutim një ndër divat e muzikës shqiptare, e cila ka arritur të shkëlqejë në çdo paraqitje të saj. Një këngëtare mjaft e dashur për të gjithë publikun shqiptar dhe jo vetëm.

Talenti i saj tashmë është i vulosur me hitet e saj, të cilat këndohen njëzëri nga publiku shqiptar. E tashmë repertorit të saj i shtohet edhe një tjetër hit.

Elvana ka publikuar këngën e saj më të re që tërhoqi menjëherë vëmendjen tonë. “Ku gjen më mirë” mban titullin projekti i saj i ri që ka hyrë këtë javë në klasifikimin e “The Top List” duke marrë kështu direkt fronin e vendit të parë.

“Ku gjen më mirë” e sjell Elvanën gati pas 9 muajsh në listë. Projekti i saj i fundit në klasifikim ka qenë “Pak”, po ashtu një këngë mjaft e preferuar nga publiku.

Hiti i radhës i artistes sigurisht që pritet të thyejë rekorde në audiencë, fundja siç pritet nga Elvana. Tashmë hapi i saj i radhës do të jetë koncerti “Dekada” në muajin qershor, kështu që mezi po presim…