Xhonatan Isufi i njohur me emrin e artit Don Xhoni ka lindur më 8 prill dhe është 21 vjeç. Reperi është i lindur në Drenicë të Kosovës dhe ka nisur karrierën në një moshë të vogël. Kënga e tij e parë është “Jena me ekip” e publikuar para 3 viteve dhe më pas “Ajo don” që erdhi menjëherë pas një viti. Dy projektet e tij të para muzikore nuk patën ndonjë sukses të madh.
Megjithatë në 2020-n nuk kishte të madh e të vogël që nuk dëgjoi për reperin. ‘Freestyle-t’ e tij e bënë Don Xhonin shumë të njohur për publikun e gjerë duke e kthyer artistin në një fenomen të karantinës. Pas tyre, erdhi kënga e parë “Tjera llafe”, e cila e shtoi edhe më shumë suksesin e reperit.
Kulmi i Don Xhonit erdhi me bashkëpunimin e verës së kaluar së bashklu me këngëtaren shumë të njohur Enca. “Break Down” padyshim që mund të konsiderohet si një nga hitet e verës së kaluar. Deri më tani reperi nuk ka sjellë bashkëpunime me artistë meshkuj, por ka paralajmëruar projektin e rradhës muzikor së bashku me Loredanën, një tjetër bashkëpunim që mund të konsiderohet një arritje shumë e madhe për një karrierë kaq të shkurtër artistike dhe një djalë kaq të ri në moshë.