Don Xhoni është padiskutim një nga reperët më të përfolur të momentit. Vetëm pak kohë nga nisja e karrierës së tij dhe ai ka arritur të fitojë zemrat e ndjekësve. Jo vetëm nga milionat e klikimeve që numërojnë këngët e tij, por edhe nga dashuria e madhe që disa prej tyre kanë treguar duke e ‘gdhendur’ përjetësisht në trup reperin.

Fillimisht Don Xhoni u bë i njohur nga pjesëmarrja në ‘talent show-n’ me repera të cilët nuk njihen shumë ose që nuk kanë një karrierë të konsoliduar muzikore dhe mori një famë të menjëhershme me feestyle-t e tij. Mund të themi me plot gojë se Don Xhoni korri një sukses shumë të madh brenda natës ku nga i panjohur u kthye në emrin më të përfolur.

Ndryshe nga çfarë ndodh me shumicën e artistëve që ‘humbin’ pas një suksesi të menjëhershëm, Don Xhoni jo vetëm që e ruajti pëlqimin e publikut por ka krijuar edhe një grup të tijin të ndjekësve që e pëlqejnë dhe e ndjekin. Në nëntor ai pritet të nxjerrë dhe bashkëpunimin e tij me Loredana-n, që duke njohur dy artistët pritet të jetë një sukses i vërtetë.

Për të gjithë ndjekësit dhe dashamirësit e muzikës së tij, Don Xhonin tanimë mund ta dëgjoni në “The Top List” me këngën e tij më të fundit “Trust me”, duke u renditur në vendin e 35-të në klasifikimin e 100 këngëve më të mira shqiptare.