Kohëve të fundit Don Xhoni dhe Era Istrefi kanë trazuar rrjetin me postimet e tyre në rrjete sociale. Dueti i dyshes titullohet “Hala” dhe është publikuar vetëm pak ditë më parë, bashkëpunim ky që e ka treguar suksesin që në fillim.

Jo vetëm që është pëlqyer nga publiku e sidomos nga fansat e tyre, por projekti i dyshes është bërë tanimë trending ndërkombëtarisht dhe këtë na e kanë treguar vetë ata. Kjo nuk është aspak një surprizë në fakt pasi ky sukses është i pritshëm nga dy artistë shumë të pëlqyer nga publiku.

“Hala” ka hyrë këtë javë në klasifikimin e “The Top List” dhe deri tani ështëpritur mjaft mirë nga fansat. Muzika është prodhuar nga Çelik Lipa ndërsa për tekstin janë kujdesur vetë artistët.

Ky projekt do të jetë padyshim hiti i kësaj vjeshte. “Hala” renditet në vend të 100-të për këtë javë, por n mbetet të shohim se si do të vazhdojë ngritja nga votat e publikut në javët në vazhdim.