Gjon’s Tears është padyshim ndër artistët më të talentuar që gjithnjë na bën krenarë me arritjet, suksesin dhe projektet e tij. Me një zë të mrekullueshëm, ai arrin të të rrënqethi.
Artisti i njohur që na ka bërë krenarë me arritjet e tij, u quajt “Zëri i një engjëlli” nga Eurovizion. Një artist padyshim shumë i talentuar dhe i suksesshëm në MTV Europe Music Awards 2021, Gjon ka fituar çmimin “Performuesi më i mirë zviceran”, lajm i cili padyshim na gëzoi të gjithëve.
Gjoni ka qenë vetëm 12-vjeç kur u shfaq për herë në një skenë shqiptare, përkatësisht në “Albanian’s Got Talent”. Këngëtari shumë i talentuar prej shumë vitesh jeton në Zvicër por herë pas here rikthehet në vendin e tij për të vizituar familjarët. Projekti i fundit i realizuar prej tij është “Silhouette”, një këngë shumë e realizuar përsa i përket tekstit, mesazhit, melodisë, anës vizuale dhe asaj estetike.
Gjon’s Tears arriti suksesin e madh e të pabesueshëm në vitin 2021 dhe e katapultoi Zvicrën në skenën gjigante të Eurovizion. Në vitin 2021, Gjon vetëm 23 vjeç këndoi në mënyrë përrallore në Eurovizion, gjë që e çoi atë në vend të tretë në këtë kompeticion të rëndësishëm. Tashmë Gjon’s Tears do të kemi kënaqësinë që ta dëgjojmë këtë javë në “A Live Night”. Me intervista eksklusive, plot të pathëna, sukseset dhe vështirësitë, por edhe me disa nga hitet e tij të performuara me zërin e tij unik dhe të papërsëritshëm. Mos e humbisni këtë të shtunë në “A Live Night”, ora 21:00 në Top Channel!