Pas suksesit në “Big Brother VIP 4”, nuk kishte si të ndodhte ndryshe dhe Gjesti triumfon edhe në “The Top List”. Artisti ka arritur që të rrëmbejë kreun e listës për këtë javë me “Princesh”.
Ky projekt është rritur me 9 pozicione nga java e kaluar dhe renditet kështu në vend të parë. Por kjo nuk është hera e parë e Gjestit që merr fronin e listës. Kënga ka plot 15 javë në klasifikim dhe votat e publikut e kanë pozicionuar shpesh në krye.
“Princesh” ka hyrë në listë më 18 janar dhe rrëmbeu fronin që atëherë, pozicion të cilin e mbajti për tre javë radhazi. E këtë herë projekti mban vendin e parë, për herë të katërt.
Tashmë, pas mbarimit të reality show-t, Gjesti është fokusuar tek realizimi i projekteve të reja. Mezi po presim!