Gjesti ka publikuar mini-albumin e tij më të ri në bashkëpunim me DJ Gimbo, pikërisht në ditën kur artisti festoi edhe ditëlindjen e tij të 26-të. Projekti i ri muzikor mban titullin Sound i Ri apo ndryshe SiR.

Ky mini-album ishte pritur me shumë interes nga fansat e këngëtarit, i cili vazhdon të gëzojë mbështetje të madhe dhe dashuri të veçantë nga publiku shqiptar. Me stilin e tij unik dhe energjinë karakteristike, Gjesti ka arritur të krijojë një bazë të fuqishme adhuruesish, të cilët mezi prisnin publikimin e projektit të ri.

EP-i përmban gjithsej pesë këngë, “Fuqishëm”, “Meme”, “Harro”, “Parfum” dhe “Zero”. “Fuqishëm” është projekti që është votuar më së shumti nga audienca dhe që ka hyrë në klasifikimin e kësaj jave të “The Top List”, duke u renditur menjëherë në Top 5.

Me ritme moderne dhe një stil të veçantë muzikor, Sound i Ri pritet të jetë një nga projektet më të dëgjuara të momentit dhe të pëlqehet gjerësisht nga fansat e dyshes.