Bashkëpunimet në muzikën shqiptare kanë sjellë shpesh kombinime interesante zërash dhe stilesh, por “Ndoshta Ti” vjen si një nga ato projekte që synon të lërë gjurmë. Kënga bashkon tre emra të njohur, Cricket, Lore dhe Elinel, duke krijuar një harmoni mes melodisë, rap-it dhe emocioneve të thella.
Në “Ndoshta Ti”, ata sjellin një rrëfim të ndjerë mbi dyshimet, mungesën dhe pengun në një marrëdhënie që duket se ka mbetur pezull mes asaj që ishte dhe asaj që mund të ishte.
Lore i jep këngës dimensionin melodik dhe emocional, ashtu siç vetëm ajo di. Zëri i saj krijon kontrastin e nevojshëm me energjinë e vargjeve rap nga Elinel, që kombinohen në një mënyrë perfekte.
“Ndoshta Ti” trajton temën universale të “po sikur…?”. Teksti është i ndërtuar mbi ndjenja nostalgjie dhe sinqeriteti, duke shmangur klishetë e zakonshme dhe duke ruajtur autenticitetin që karakterizon artistët.
Me këtë këngë, Cricket, Lore dhe Elinel kanë arritur të na fiksojnë me një projekt kaq të arrirë. “Ndoshta Ti” është e sigurt se do të na shoqërojë për një kohë të gjatë.