Dyshja e njohur e artistëve, Fifi dhe Gent Fatali kanë bashkuar forcat për të sjellë hitin e rradhës. “Pikturë” titullohet bashkëpunimi i tyre i ri i cili ka hyrë këtë javë në klasifikimin e “The Top List”.

Balada tregon historinë e një çifti që janë mirënjohës për dashurinë e tyre. Të dy emocionalë dhe shumë të ndjerë, Fifi dhe Genti kanë sjellë përmes “Pikturë” një tekst të denjë për romantikët dhe padyshim një hit për verën.

Kënga është pëlqyer shumë nga fansat, të cilët kanë komentuar tekstin dhe e kanë lidhur me Fifin. Pasi kjo e fundit është prej disa kohësh në një lidhje me Adis Patushin. “Pikturë” e ka renditur Fifin dhe Gent Fatalin në vend të 7-të të klasifikimit për këtë javë.