Këngëtarja e njohur Fifi, po vazhdon përgatitjet për projektin e ri muzikor. Ajo disa ditë më parë ka nisur xhirimet e videoklipit të ri, ndërsa nuk zbuloi më shumë rreth asaj se çfarë po sjell.

Në një postim të radhës të bërë në InstaStory, bukuroshja më në fund ka treguar se po vjen në një bashkëpunim me artistin Gent Fatali.

E pyetur nga një ndjekës se ‘kur po vjen me një këngë të re’, ajo shtoi javën tjetër duke bërë tagg Gent Fatalin.