Fifi është padyshim një prej artisteve më të suksesshme dhe më të njohura shqiptare. Këngëtarja nga Ferizaj edhe gjatë kësaj periudhe mbetet e angazhuar me projekte dhe koncerte të shumta. Në jetën personale na tregon vazhdimisht se është mëse e lumtur me partnerin e saj të zemrës Adisin, teksa dhe në muzikë vjen shpesh me projekte të reja muzikore.

Bukuroshja ka ndarë disa minuta më parë një video nga fëmijëria e saj ku shfaqet duke luajtur në kitarë dhe duke kënduar. Kjo video që i ka ngjallur kaq shumë nostalgji Fifit na bëri dhe ne të kuptojmë dhe një herë se arti është i lindur.

Fifi ka shkruar se kjo është kënga e saj e parë e kompozuar në gjermanisht. Ajo shkruan:

Kur thoja unë që nuk kam nisur dje të këndoj, nuk më besonit…

https://www.instagram.com/reel/CeeKyvlgsgg/?igshid=YmMyMTA2M2Y=