Fifi arrin të na lëri sërish me gojë hapur me krijimet e saj. Emocionet më të thella shpërfaqen nga artistja në këngën “Mu ma le”, ku zëri i saj i fuqishëm mbart një histori të dhimbshme ndarjeje dhe dorëzimi emocional.
Kënga “Mu ma le” nga Fifi është një ndër krijimet më emocionale të saj, ku artistja sjell me një ndjeshmëri të thellë dhimbjen e një ndarjeje. Teksti i këngës përshkruan ndjenjën e braktisjes dhe të humbjes, ndërsa zëri i saj i fuqishëm dhe i ngarkuar emocionalisht i jep jetë çdo vargu.
Fifi, e njohur për mënyrën si arrin të shprehë ndjenjat me sinqeritet dhe forcë, në këtë këngë flet për plagët që lë pas një dashuri që është ndërprerë pa paralajmërim. Muzika është e thjeshtë, por goditëse, duke lejuar vokalin e saj të vijë në plan të parë.
“Mu ma le” është një këngë sa melankolike, po ashtu dhe shumë ritmike, e me një frymë ndërkombëtare. Me një miks ‘vibe’-i spanjoll, Fifi duket se është gati për të konkurruar dhe tregun e huaj.