“Big Brother Vip Albania” është një nga programet më të ndjekura, që me episodin e tretë të Post Big Brother shënoi mbylljen e një rrugëtimi të gjatë magjik. Ish-banorët e “BBV” fituan një vëmendje të jashtëzakonshme dhe sot ata janë në qendër të vëmendjes mediatike. Dy nga ish-banorët më të komentuar ishin pikërisht finalisti Donald Veshaj dhe këngëtarja Semi Jaupaj, të cilët në fillim të këtij rrugëtimi ishin nga më të përfolurit për raportin e tyre.

Edhe pse në fillim dyshja ishte shumë e afërt, pas lidhjes që Donaldi krijoi me Beatrix, duket se përkrahja e Semit për Donaldin mbaroi. Por, miqtë e ‘prishur’ janë bërë edhe një herë tjetër bashkë. Dhe kjo falë klasifikimit të “The Top List”.

Të dy ata pozicionohen fare pranë njëri-tjetrit në listë. Donaldi është rritur me 38 pozicione me “Nuk je” dhe renditet në vend të 18-të, ndërsa Semi me një pozicion më lart nga java e kaluar dhe renditet në vend të 19-të. Por se kush do të kryesojë dhe do të jetë më lart javën e ardhshme, na duhet të presim dhe pak për ta mësuar.