Kur u publikua “Natën”, bashkëpunimi mes Dafina Zeqirit dhe Shpat Dedës, mbetëm menjëherë të mahnitur. Ky ishte një nga ato projekte ku merr vlerë shprehja ‘dashuri me dëgjim të parë’.
Këtë e themi sepse kënga fillimisht u publikua pa një videoklip të mirëfilltë. E kjo ishte vetëm çështje kohe, që dyshja të na suprizonte me një klip të denjë për “Natën”.
“Natën” është një këngë e qetë dhe tejet domethënëse, që përçon emocione të thella tek dëgjuesit. Kënga ka një melodi të butë dhe tekst kuptimplotë, që reflekton mbi ndjenjat dhe emocionet e dashurisë.
Përveç muzikës, edhe videoklipi është një vepër arti më vete. Me një stil kinematografik dhe një regji të kuruar deri në detaj, klipi i “Natën” duket si një film i mirëfilltë, ku ndriçimi, skenografia dhe veshjet e artistëve krijojnë një atmosferë të veçantë dhe misterioze. “Natën” ka rrëmbyer kreun e “The Top List” për këtë javë.