I ftuar në emisionin “Pardon My French” në Top Albania Radio ka qenë Shpat Deda artisti i cili ka ‘vjedhur’ zemrat e të gjithëve me këngët e tij. Shpati vjen në “Pardon My French” për të treguar detajet se çfarë do të ndodhë më datë 28-29 prill në koncertin e tij ‘Katarsis’. Një udhëtim i brendshëm. Një çlirim i heshtur që kthehet në tingull. Një mbrëmje neo-soul që prek shpirtin dhe ndez ndjesitë. Shpat Deda & The Private Jets në një koncert recital neo-soul që pulson thellë – KATARSIS…
Përse emri “Katarsis” për këtë koncert?
Në kohën në të cilën po jetojmë, ku gjithçka ndodh shumë shpejt, ka shumë zhurmë nuk ke kohë të merresh me veten as një minutë të gjithë kemi nevojë për një çast që të relaksohemi dhe t’ja lejojmë veten që të ndjejmë emocion. Ky koncert dhe materiali i cili ne do të luajmë e ka si qëllim këtë. Qëllimi është që të na afrojë sa më shumë me veten tonë. Procesi që ne e kemi realizuar këtë koncert ka qenë gjithashtu një çlirim emocional edhe për mua. Fjala ‘Katarsis’ e ka kuptimin çlirim emocional. Por gjithashtu qëllimi i këtij koncerti është dhe një lloj ndryshimi dhe reflektimi.
Ky për mua është një moment i rëndësishëm e them këtë sepse një gjë që nuk dua ta bëj është të përsëritem me muzikën që bëj. Dua të bëj edhe një album i cili është shumë i ngjashëm me të dytin dhe të tretin. Ka një ngjashëmëri mes albumeve të mia, por edhe disa ndryshimeve në tingull, komponim. Por ky album i fundit tashmë i katërti është një album i cili e ka ndryshuar gjithë procesin.
Përse zhaneri Neo-Soul?
Këtë muzikalitet unë e kam pasur, por kam dashur ta bëj me qëllim dhe është një muzikë që më pëlqen shumë dhe e dëgjoj shumë, është një muzikë që kërkon një rikthim muzika Neo-Soul. Brenda në këtë muzikë ka Hip-Hop, R&B dhe kjo mënyrë e këndimit është një mënyrë që mua më vlen shumë, por është një muzikë më komplekse. Këto janë koncerte që unë mezi i pres sepse më japin një ndjesi shumë të thellë.
Shpat Deda zbulon se një i ftuar special do të vijë në koncert…
Raynald Colom i cili është turmpetist i bazuar në Paris, një nga trumpetistat më të mirë në Europë i cili vjen enkas për këtë koncert edhe pse ai është pjesë e ekipit. Ne me atë jemi takuar në Prishtinë dhe jemi bërë miq shumë shpejt na eci mirë dhe teksa ishim aty e bëmë një këngë shumë spontanisht që ishte nga albumi “Hajde n’Ballon” te kënga “Miss My Flight”.
Cila është një këngë që Shpat Deda ndjehet ndryshe kur e performon?
Nuk e di, por mund të them që janë disa këngë të albumit të parë si për shembull kënga ‘Amël e Thartë’ kur ty të thyhet zemra sepse je duke e dashur dikë shumë (qesh) në atë kohë kur kam qenë duke e performuar e kam ndjerë shumë afër zemrës, tani jam në rregull e kam gjetur dashurinë.