Ata janë padyshim një ndër çiftet më të dashur të showbiz-it shqiptar. Po flasim pikërisht për Dafina Zeqirin dhe Dj Geek. Bashkëpunëtorë në projekte muzikore por edhe në jetën personale.
Dafinën dhe Dj Geek i kemi parë shpesh në projekte të përbashkëta dhe duhet thënë që kanë qenë ndër më të preferuarat e publikut. Dhe e tillë ka qenë dhe kënga e tyre më e fundit.
“Tduh-duh” titullohet projekti që ka sjellë së fundmi dyshja dhe që ka rrëmbyer menjëherë zemrat e publikut. Kjo këngë është votuar për të qenë pjesë e “The Top List” duke u renditur në vend të 85-të.
Sjellim ndër mend se vetëm pak javë më parë, Dj Geek solli “Love of mine”, një këngë të bukur dashurie dhe prania e Dafinës e bënte edhe më të veçantë atë. Dyshja madje kanë dhe një këngë bashkë, ku u prezantuan në publik si çift para dy vitesh. Asokohe, kënga “Alo” pati shumë sukses dhe të dy dukeshin shumë të dashuruar në klip.