Alban Skënderaj dhe Capital T janë dy ndër artistët më të dashur të publikut. Çdo këngë e tyre padyshim që arrin të depërtojë tek fansat dhe të kthehet në një hit.

Së fundmi Alban Skënderaj dhe Capital T kanë bashkuar sërish forcat për një projekt të ri muzikor së bashku. “Një natë” titullohet projekti i tyre i ri i cili i është bashkuar listës këtë javë dhe ka arritur që të pozicionohet menjëherë në vend të parë.

Suksesi i tyre nuk ndalet këtu. Të dy ata konkurrojnë me 8 këngë njëkohësisht në “The Top List”. Këngët e Albanit janë; “Një natë” në vend të parë, “Isabel” në vend të 2-të, “Ndalma” në vend të 20-të, “Dalëngadalë” në vend të 25-të, “Parajsa ime 2” në vend të 30-të, “Spektatore” në vend të 33-të, “Zjarr në shpirt” në vend të 43-të dhe “Zemër përmbi zemër” në vend të 54-të.

Nga ana tjetër këngët e Capital T në listë janë “Një natë” në vend të parë, “Për dashni” në vend të 21-të, “Dy zemra” dhe “Për ty” në vend të 36-të dhe 37-të, “Flakë” në vend të 41-të, “Përjetësisht” në vend të 62-të, “Rrafsh” në vend të 63-të dhe “No fake friends” në vend të 66-të.