Nëse jemi mësuar që Dj Geek ta shohim gjithmonë të fshehur pas kuintave, duke bërë muzikë të bukur, më në fund Geek ka vendosur të shfaqet edhe në klipet e këngëe të tij.

“Futja Kepen” mban titullin projekti më i ri i Dj, i cili për ta shndrruar muzikën e tij në vargje, ka ftuar Vig Poppa, një prej artistëve më të talentuar të hip-hopit shqiptar, duke i besuar zërit të tij të vecantë.

Fansat janë ndjerë tepër të emocionuar për rikthimin e Vig Poppa, duke komentuar mjaft pozitivisht në rrjetet sociale.

Dyshja e famshme ka goditur në shenjë me këtë prurje muzikore, e cila përmban një tekst mjaft kuptimplotë. Në një pjesë të tekstit, Poppa prek faktin se mundohet të shkruajnë këngë si ai por kurrë nuk mund të jetë në nivelin e tij. Madje artsiti ka përdorur edhe frazën:”Më mirë reper i trash sesa i dobët”.

Klipi i këngës ka ardhur mjaft real dhe i thjeshtë, ku në klip shihet edhe këngëtarja e njohur, Dafina Zeqiri.

“Futja Kepen” pozicinohet në vendin e 24-t për këtë javë, një pozicion mjaft i mirë për një hyrje të re.