Duket se bashkëpunimi mes Noizy-t dhe Elvana Gjatës do publikohet më shpejt nga çfarë e prisnim. Së fundmi reperi ka ndarë një foto të Elvanës në Instagram ku na lë shumë kuriozë.

Ai shkruan se tani do bëjnë një viral tjetër, duke na lënë të kuptojmë se bashkëpunimi mund të vijë shumë shpejti.

A e vejm me bast që e bëjmë tani një viral tjetër

Reperi njoftoi se albumi i ri, “Alpha”, do të publikohet më 7 prill dhe mes shumë artistësh të njohur, me të cilët Noizy ka bashkëpunuar edhe më parë, ra në sy emri i Elvanës. Kënga e tyre titullohet “My all”.

Në gusht 2022, Noizy u shpreh se nuk dëshiron ta mbyllë karrierën pa pasur këngë me Elvana Gjatën. Në një intervistë për “Pushime on top”, reperi tha se ka në plan një bashkëpunim.

Kemi folur me Elvanën. Noizy i mëhershëm, i 2008-ës, ka bërë një këngë, “Jena mbretër” edhe është përmendur pak Elvana aty, të cilën e kemi diskutuar dhe i kam thënë që ka qenë thjesht një këngë. Ajo këngë tashmë është himn i çdo diskoje. Unë kam gjithë ato vite karrierë dhe atë këngë akoma duhet ta këndoj. Do doja shumë të mos e kisha përmendur, sepse është një vajzë shumë e mirë, vajzë fantastike.