# A B C D E F G H I J K L M N O P Q R S T U V W X Y Z

Flori Mumajesi

Flori Mumajesi lindi më 23 gusht 1982 në Tiranë. Ai është një këngëtar dhe kantautor shumë i njohur shqiptar. Fillimish nisi karrierën e tij si këngëtar, duke marrë pjesë nëpër festivale të ndryshme muzikore, ku është vlerësuar edhe me mjaft çmime.

Ai ka realizuar shumë hite dhe shumë bashkëpunime me shumë këngëtarë si: Elvana Gjata, Ledri Vula, Luar, Julka, Orinda Huta, Soni Malaj, Getoar Selimi, 2po2, Fuga, Klajdi Haruni, Ylli Baka, Argjentina Ramosaj dhe shumë të tjerë. Përtej të qënit një këngëtar i suksesshëm, ka dhe dhuntinë e të bërit muzikë, duke u shndërruar në një prej kompozitorëve më të kërkuar të momentit.

Flori po ashtu ka marrë pjesë në: “Balkan Music Awards 2010” me hitin e tij shume te njohur “PlayBack”, duke përfaqësuar Shqipërinë denjësisht.

NEWS

Ja cilat janë këngët që janë ngjitur dhe kanë zbritur më shumë brenda javës!

Kjo javë u karakterizua nga ndryshimet të mëdha. Disa nga projektet kanë pësuar një rritje të konsiderueshme në pozicionim e disa të tjera kanë pësuar një rënie të konsiderueshme. Ndiqni më poshtë se cilat janë ato… Bletapërtace – Pa filter (+44 vende) Noizy – Follow You (+39 vende) Ibro Deli...

Flori Mumajesi bën veprimin e papritur, çfarë po ‘kurdiset’?!

Flor Mumajesi ka qenë larg skenave dhe projekteve të reja muzikore shqiptare për një kohë të gjatë. Ndërkohë që fansat e tij besnikë vazhdonin të shijonin hitet e tij të vjetra, këngëtari bëri një lëvizje të papritur kohët e fundit. Në mënyrë surprizuese, Flori ka fshirë të gjitha këngët e...

A mos është votimi i "Nina" një thirrje e publikut për rikthimin e Flor Mumajesit?!

Prej shumë kohësh, mungesa e Flori Mumajesit në jetën publike dhe skenën muzikore ka shtuar dëshirën e fansave për rikthimin e tij. Flori, një nga artistët më të dashur të muzikës shqiptare, është distancuar plotësisht nga rrjetet sociale, duke i lënë fansat në pritje të rikthimit të tij. Të shumtë...

52 javë në klasifikim dhe në krye pas 3 vitesh, ja rekordi i “Nina”!

Ishte vera e vitit 2021 kur u njohëm me një hit të padiskutueshëm. “Nina” nga Bruno, Flori Mumajesi dhe Klajdi Haruni, u bë si kolona zanore e asaj vere. Por ajo që ndoshta nuk do të na kishte shkuar mendja, është se sa do të rezistonte në kohë ky hit....

Fansat kërkojnë rikthimin e tij në skenë, Flori Mumajesi bën paraqitjen e rrallë në rrjete sociale!

Flori Mumajesi është një nga artistët më të dashur për publikun shqiptar. Edhe pse prej disa kohësh ai ka zgjedhur që të qëndrojë larg jetës publike dhe muzikës, sigurisht që publiku nuk e ka harruar në asnjë moment. Madje publiku thjesht nuk mund t’a pranojë që ai të largohet nga...

A do t’i rikthehet Flori Mumajesi muzikës?!

Vetëm pak ditë më parë kantautori i njohur Flori Mumajesi festoi ditëlindjen e tij dhe mbushi plot 42-vjeç. Këngëtari dhe artisti i njohur është “zhdukur” prej kohësh nga televizionet dhe madje ka hequr të gjitha këngët nga kanali i tij zyrtar. Rikujtojmë se disa ditë më parë në faqen e...

Wow! “Nina” e Brunos, Florit dhe Klajdit rikthehet sërish në klasifikim!

Kjo javë na duket si një déjà vu e vërtetë. Më saktësisht sikur jemi kthyer pas në kohë në vitin 2021. Hiti i padiskutueshëm i atij viti, si për çudinë tonë është rikthyer sërish në klasifikimin e “The Top List”. Po flasim për “Nina” nga Bruno, Flori Mumajesi dhe Klajdi...

Balada e Luiz Ejllit fut fansat në debat - A është ai më i mirë se Flori Mumajesi?!

Flor Mumajesi mbetet në tregun muzikor si një ndër kompozitorët më të talentuar shqiptarë, e po ashtu edhe një këngëtar shumë i dashur për publikun. Prej kohësh tanimë ai është larguar nga tregu, por nuk është harruar kurrë. Edhe pse fansat vazhdojnë që ta kërkojnë që të rikthehet në skenë,...

Flori Mumajesi gati t’i rikthehet muzikës?! Ja detaji që ngriti dyshimet…

Artisti i njohur, Flori Mumajesi, prej kohësh është “zhdukur” nga muzika dhe rrjetet sociale, me fansat që kanë qenë në pritje të një shenje nga këngëtari. Me sa duket, ajo shenjë ka ardhur, me artistin dhe kantautorin që duket se ka dhënë një detaj të vogël, që dyshohet se ka të bëjë...

Ekipi i futbollit Atletico Madrid zgjedh këngën e Florit dhe Ledrit për postimin e tyre…

Një nga ekipet më të vjetra spanjolle, Atletico Madrid, është tejet aktiv në rrjetin social TikTok. Përmbajtje me pyetje, pjesë nga stërvitjet dhe shumë momente gazmore të futbollistëve postohen me bazë ditore në llogarinë zyrtare të ekipit. Pyetja e radhës që iu drejtua ndjekësve të faqes së ekipit ishte për...

Romeo këndoi këngën e tij në BBV3, reagon Flori Mumajesi: “Nëse fiton…”

Shumë pak ditë kanë kaluar nga startimi i “Big Brother VIP 3” por zhurma e tij ka pushtuar menjëherë median online. Një video e Romeos, teksa imiton Flori Mumamjesin, teksa këndon këngën “Me sy mbyllur”, ka marrë menjëherë vëmendjen e publikut por jo vetëm. Kantautori i famshëm ka reaguar gjithashtu...

Duke kënduar këngën e tij, Romeo Veshaj imiton Flori Mumajesin!

Mbrëmjen e së shtunës në Top Channel ka nisur edicioni i tretë i “Big Brother VIP Albania”. Një reality show, i cili që në natën e parë të spektaklit arriti të gozhdonte para ekranit teleshikuesit dhe rezultoi të ishte mjaft i suksesshëm. 18 banorë u bënë pjesë e shtëpisë më...

Kush e zhgënjeu Flori Mumajesin?! Postimet e tij ngjallin dyshim tek fansat!

Flori Mumajesi prej kohësh nuk ka publikuar projekt të ri muzikor, madje disa muaj më parë, ai zbuloi se kishte fshirë disa nga këngët e tij nga kanali i Youtube, për të parë nëse muzika e tij do i mungonte publikut. Vetëm disa javë më parë, përmes një postimi, Flori dhe...

5 këngët më romantike për t’ia dedikuar dashurisë suaj!

Po, e dimë që Shën Valentini ka kaluar, por kjo nuk do të thotë se gjestet e bukura për partnerin apo partneren duhet të fillojnë dhe mbarojnë po atë ditë. Gjeni momentin për të surprizuar gjithmonë dashurinë tuaj, jo vetëm për Shën Valentin. E teksa dashuria ndodhet ende në ajër,...

Ja 5 këngë nga Top 100 që i shkojnë ditëve me shi! 

Teksa jemi duke përjetuar disa ditë të zymta e me shi, është normale që të ndihet paksa melankolia. E nëse edhe ju i përkisni këtij grupi, ky është artikulli i duhur për ju. Dihet tashmë që koha me shi dhe e vrenjtur ’shijohet’ më mirë teksa qëndroni në shtëpi, me...

Aurela Gaçe dhe Flori Mumajesi, dy artistët më të votuar të javës!

Një sërë surprizash solli kjo javë në klasifikimin e “The Top List”. Disa nga projektet e artistëve më në zë janë rritur me shumë pozicione brenda një jave të vetme. Por kush janë ato? Surpriza e kësaj jave mban firmën e Aurela Gaçes dhe Flori Mumajesit. Projektet e tyre janë...

Flori, strateg marketingu - ja si i funksionoi suksesi i këngës së re!

Të gjithë ne mezi e prisnim një këngë të re nga Flori Mumajesi. Dhe më në fund pritjes sonë i erdhi fundi kur artisti na prezantoi me ”Mbaroj për ty”. Megjithatë, ky projekt u parapri me goxha surpriza. Si fillim, para disa muajsh Flori na paralajmëroi se ishte duke planifikuar...

Ja ku renditet kënga e rikthimit të Flori Mumajesit!

Kryefjala e ditëve të fundit ka qenë padyhim Flori Mumajesi. Deklaratat e tij të fundit kanë bërë xhiron e rrjetit këto ditë. Artisti para pak ditësh publikoi disa video në Instagramin e tij ku i drejtohej fansave se ka fshirë disa prej këngëve të tij më të njohura nga platforma...

Nuk e paskemi ditur, Flori Mumajesi zbulon ‘sekretin’ e tij dhe të Eneda Tarifës!

Të gjithë e mbajmë mend këngën hit të Flori Mumajesit, “Playback”. Fraza “E ke ti një talent, dhe pse unë nuk po ta them”, bëri aq bujë në kohën kur Flori e këndoi në festivalin e “Kënga Magjike”, sa edhe sot e kësaj dite është e vështirë të harrohet. Megjithatë,...

E gjitha një strategji?! Flori Mumajesi jo vetëm që kthen këngët që fshiu, por publikon dhe projektin e tij të ri!

Këngëtari i njohur, Flori Mumajesi padyshim që është një nga kantautorët më të mirë dhe më të suksesshëm të vendit tonë. Ndër vite ai ka krijuar këngë që vazhdojnë të mbeten në memorien e njerëzve, nga ato më ritmike e deri tek baladat e ndjera. Deklaratat e tij të fundit kanë bërë...