Të gjithë ne mezi e prisnim një këngë të re nga Flori Mumajesi. Dhe më në fund pritjes sonë i erdhi fundi kur artisti na prezantoi me ”Mbaroj për ty”.

Megjithatë, ky projekt u parapri me goxha surpriza. Si fillim, para disa muajsh Flori na paralajmëroi se ishte duke planifikuar rikthimin e tij në muzikë me një bashkëpunim me Yll Limanin.

Teksa të gjithë ishim sy e veshë për këtë projekt. Deri kur rreth dy javë më parë, ai erdhi me disa deklarata të çuditshme ku u shpreh se ”muzika e tij kishte vdekur” dhe se kishte fshirë këngët e tij nga YouTube.

Kjo nuk zgjati shumë dhe kërkesat dhe lutjet e fansave, miqve dhe kolegëve bënë që Flori t’i rikthente sërish këto projekte. E sikur të mos mjaftonte e gjithë situata e zhurmshme e krijuar, ”ta-da”, ja ku vjen ”Mbaroj për ty”.

Kjo këngë rikthimi e tij, është pak të thuhet se tërhoqi vëmendjen e të gjithëve. Jo se Flori ka nevojë, por të gjitha ngjarjet e ndodhura e kthyen atë në kryefjalën e ditëve të fundit.

Tani ”Mbaroj për ty” është një ndër këngët më të pëlqyera dhe ndoshta më e komentuara kudo. Ky projekt renditet këtë javë në vend të tretë të klasifikimit të ”The Top List”.