Kryefjala e ditëve të fundit ka qenë padyhim Flori Mumajesi. Deklaratat e tij të fundit kanë bërë xhiron e rrjetit këto ditë. Artisti para pak ditësh publikoi disa video në Instagramin e tij ku i drejtohej fansave se ka fshirë disa prej këngëve të tij më të njohura nga platforma YouTube.

Ai u shpreh se të gjithë hitet e tij janë zhdukur nga YouTube dhe fjalët e tij mjaft prekëse teksa shtonte se muzika e tij “ka vdekur.” Megjithatë, një ditë pas gjithë kësaj situate, Flori vjen me të tjera deklarata ku shprehet se këngët e fshira tani janë rikthyer sërish.

Pas gjithë këtyre situatave të krijuara, Flori ka nxjerrë në treg këngën e tij më të re. Projekti i tij i fundit mban titullin “Mbaroj për ty”.

Me këtë projekt ai shënoi kështu dhe rikthimin e tij në muzikë pas një periudhe të gjatë. “Mbaroj për ty” e ka renditur Florin në vend të 34-të për këtë javë.