Një sërë surprizash solli kjo javë në klasifikimin e “The Top List”. Disa nga projektet e artistëve më në zë janë rritur me shumë pozicione brenda një jave të vetme. Por kush janë ato?

Surpriza e kësaj jave mban firmën e Aurela Gaçes dhe Flori Mumajesit. Projektet e tyre janë ato që ndjekësit i kanë votuar më së shumti gjatë kësaj jave.

“Mbaroj për ty” solli rikthimin e Flori Mumajesit në tregun muzikor dhe i gjithë publiku e ka pritur mjaft mirë që në çastin e parë të publikimit. Kjo këngë është rritur me plot 58 pozicione nga java e kaluar duke u renditur tashmë në vend të 7-të të klasifikimit.

Pas tij vjen diva Aurela Gaçe. Balada e saj ”Si jetoj” e ka sjellë artisten pak më ndryshe se zakonisht por që fansat e kanë përqafuar mjaft mirë. Kjo këngë është rritur me 55 pozicione duke u pozicionuar në vend të 8-të të listës.