# A B C D E F G H I J K L M N O P Q R S T U V W X Y Z

David Dreshaj

David Dreshaj është një tjetër këngëtar i ri në tregun muzikor shqiptar. Ka lindur më 23.09.1999 në Podgorice të Malit të Zi, ku është rritur dhe shkolluar. Ai ka nisur të këndojë që në moshën 4-vjeçare por kur ishte 10-vjeç, ai hyri në shkollën e muzikës në  Podgoricë ndërsa më vonë vazhdon studimet për kanto, piano, kitar dhe solfegj në Shqipëri.

Karrierën e filloi në vitin 2016, duke marrë pjesë në “Këngën Magjike” me kompozim dhe tekst të Adrian Hila, ku aty u vlerësua dhe u prit shumë mirë, duke u renditur i treti në kategorinë “Neë Artist”. Ai gjithashtu hyri në Finale, Hyri ne Finale

David merr pjesë sërish në Këngën Magjike në vitin 2017-të por këtë vit si Artist Big me kompozim të Darko Dimitrov dhe tekst të Olti Curri.

David hyn fuqishëm me këngën e parë me klip të titulluar “BOMB” e punuar nga BigBang dhe teksti nga vetë DAVID, Lumi B dhe BigBang. Eshtë pritur dhe vlerësuar shumë nga publiku sepse që në javën e parë të publikimit është bërë pjesë e klasifikimit më të rëndësishëm të muzikës moderne Shqiptare, “The Top List”.

NEWS

David Dreshaj dhe Skerdi dëgjohen vetëm me volum të lartë!

David Dreshaj nuk di të ndalet me bashkëpunimet e reja muzikore. Pas Bleros, tashmë artisti ka bashkuar forcat me një tjetër emër të njohur. David Dreshaj këtë herë është bërë bashkë me Skerdin për të sjellë “Sonte”. Ky projekt është pëlqyer shumë nga publiku dhe votat e tyre e kanë...

Nga fillimet e karrierës së tij e deri sot, David Dreshaj zbulon emrin e artistes së njohur që do të sjellë një super bashkëpunim!

Sot i ftuar në emisionin “Pardon My French” me Jonida Aliçkollin ka qenë artisti i njohur, David Dreshaj. Ai ka zbuluar më shumë detaje në lidhje me fillimet e karrierës së tij, projektet e reja dhe jo vetëm… Së fundmi artisti ka publikuar projektin e tij më të ri me Skerdin,...

David Dreshaj dhe Blero me ngjitjen më të madhe të javës!

Ngjitja më e lartë në pozicionim për këtë javë i takon David Dreshaj dhe Bleros. Është pikërisht bashkëpunimi i tyre “Ta dija” që është rritur me plot 59 vende menjëherë këtë javë. Ky projekt i tyre i përbashkët ka marrë votat më të mëdha të publikut në krahasim me këngët...

David Dreshaj sjell një tjetër hit për festat e fundvitit së bashku me Young Zerka!

Pa dyshim mund të themi se kjo javë është e mbushur me plot bashkëpunime midis artistëve në tregun tonë muzikor. I pari vjen midis David Dreshaj dhe Young Zerka, të cilët kanë sjellë “Diabla”. Projekti pa diskutim sapo u publikua u prit mjaft mirë duke siguruar vlerat e një super...

David Dreshaj arrin një tjetër sukses, ja për çfarë bëhet fjalë!

David Dreshaj është një artist i ri në moshë, i cili për një kohë të shkurtër ka arritur një sukses të madh në fushën profesionale. Ai ka sjellë një sërë këngësh që janë kthyer tashmë në hite dhe janë pëlqyer maksimalisht. Davidi ka krijuar një impakt mjaft të mirë tek...

David Dreshaj, nga Elinel tek Don Phenom…

Taksa të gjithë po përpiqen të sjellin duete sa më të veçanta këtë sezon veror, duket se dy artistë kanë arritur të ‘qëllojnë në shenjë’ me një surprizë për publikun. Po flasim për David Dreshaj dhe reperin Don Phenom. Projekti i tyre më i ri mban titullin “Tequila” dhe ka...

Një bashkëpunim me Don Phenom, David Dreshaj zbulon detajet!

I ftuar në emisionin “Më lër të flas” në Top Channel, ka qenë këngëtari David Dreshaj. Ai sapo ka publikuar bashkëpunimin e tij të parë me Elinel, “Ama zemrën”, për të cilin na tregoi më shumë. Gjithashtu këngëtari na zbuloi edhe detaje nga projekti i tij i radhës… Kush të inspiroi...

David Dreshaj hap sezonin e verës me Elinel!

Vjen këtë javë si hyrje e re në klasifikimin e “The Top List” një bashkëpunim midis dy artistëve, që nuk na e priste mendja që do të ndodhte. Ata janë David Dreshaj dhe Elinel, të cilët kanë sjellë së bashku këngën “Ama Zemrën”. Kombinimi i zërave të tyre ka qenë...

David Dreshaj së shpejti me një duet, por me kë?!

David Dreshaj është një nga artistët më të talentuar të tregut, këngët e të cilit pëlqehen gjithnjë e më shumë nga publiku. Ai ka qenë i ftuar në mbrëmjen gala kushtuar 25-vjetorit të Top Albania Radio-s, ku u shpreh falenderues për fansat që e duan dhe i dëgjojnë këngët e...

David Dreshaj, nga albumi i ri e deri tek planet për përfaqësimin e Malit të Zi në Eurovizion!

David Dreshaj ka qenë i ftuar në studion e “Live From Tirana”, për të folur më shumë mbi albumin e tij të Krishtlindjes që ka publikuar së fundmi, si dhuratë për fansat e tij për festat e fundvitit. Ndër të tjera ai ka rrëfyer dhe historitë që fshihen pas projekteve të tij të fundit. Davidi...

Albumi i ri dhe së shpejti një koncert, David Dreshaj na zbulon më shumë!

I ftuar ditën e sotme në programin e mëngjesit “Wake Up” ishte këngëtari 23-vjeçar David Dreshaj, i cili njihet për projektet e ndryshme muzikore, duke nisur karrierën e tij që nga viti 2016. Ai sapo ka publikur albumin e tij të parë që përmban këngë Krishtlindjesh, për të cilin është...

David Dreshaj publikon EP e Krishtlindjes!

Artistët e huaj prej kohësh e kanë ‘traditë’ që në muajin dhjetor të sjellin për publikun këngë të gëzuara festive. E pse të mos e bëjmë edhe ne këtë? David Dreshaj ka menduar për këtë dhe ka sjellë ‘dhuratën’ e tij të fundvitit për të gjithë dashamirësit muzikës së tij....

David Dreshaj zbulon të pathënat e karrierës dhe jetës së tij!

David Dreshaj, këngëtari 23 vjeçar me origjinë shqiptare, i cili vjen nga Mali i Zi, startoi programin “E Diell” këtë fundjavë me anë të një performance të këngës së tij më të fundit. Artisti i ri ka disa vite që është pjesë e tregut muzikor dhe së fundmi ka lançuar...

David Dreshaj 'do dashni'? A ka ndonjë gocë që do t’ia japë?!

David Dreshaj nuk është mjaftuar me vetëm një projekt për këtë verë. Gati dy muaj pasi solli “Ana” në klasifikimin e “The Top List”, artisti na sjell një tjetër nga ato perlat e tij. “Do dashni” titullohet projekti i tij i radhës i cili e ka renditur Davidin në vend...

David Dreshaj kthehet me një video që i vë vulën Dimrit!

David Dreshaj është rikthyer pas një periudhe pauze në klasifikimin e “The Top List”. Artisti i talentuar me zërin dhe stilin e tij aq unik, ka publikuar së fundmi projektin e tij më të ri të titulluar “Ku je”. Kënga e tij e re vjen pas shtatë muajsh pauze dhe...

David Dreshaj nuk di të ndalet!

Një tjetër sukses nga artisti David Dreshaj! Këngëtari ka publikuar një tjetër këngë e cila i është bashkëngjitur menjëherë klasifikimit të “The Top List”. Bëhet fjalë për projektin e ri të titulluar “Egoiste”. Kjo këngë duket se është pritur shumë mirë nga publiku që e ka votuar për të qenë...

David Dreshaj vazhdon të publikojë hite!

David Dreshaj, një këngëtar i ri me moshë, por shumë i talentuar. Kënga e tij “Ta fala” aktualisht rendit në vendin e 88-të në klasifikim dhe është pjesë e “Top Awards” prej 8 javësh tashmë, ku vlen të përmendet se Davidi ka ardhur tepër ritmik. Që në momentet e para...

David Dreshaj për herë të parë me dy këngë në klasifikim

David Dreshaj është shndërruar në një ndër këngëtarët më të komentuar të mometit, i cili vijon të vijë tepër i vecantë në cdo prurje të re muzikore. “Ta fala” titullohet projekti më i ri i David, i cili është pritur mjaft mirë nga publiku shqiptar dhe këtë e vërteton më së...

David Dreshaj publikon këngën e re, a do jetë pjesë e listës?

David Dreshaj ka vendosur të jetë shumë aktiv në tregun muzikor së fundi dhe projektet e tij muzikore sa vijnë dhe bëhen më profesionale. “Ta fala” mban titullin kënga më e re e artistit, në të cilën Davidi ka ardhur tepër ritmik. Për këtë projekt muzikor, Davidi ka bashkëpunuar me...

David Dreshaj: "Lonely" e dua shumë si projekt

David Dreshaj është një tjetër hyrje e re e kësaj jave, i cili ka sjellë së fundmi projektin “Lonely”. David korri një super sukses me këngën “Nuk e dua”, e cila arriti të pozicionohej mjaft mirë në klasifikimin e “Top Awards” dhe duket se edhe projekti i tij më i...