David Dreshaj është një artist i ri në moshë, i cili për një kohë të shkurtër ka arritur një sukses të madh në fushën profesionale. Ai ka sjellë një sërë këngësh që janë kthyer tashmë në hite dhe janë pëlqyer maksimalisht.

Davidi ka krijuar një impakt mjaft të mirë tek publiku prej vitesh tanimë. Edhe pse ende i ri, ai është kthyer në një nga artistët më të paguar dhe jo vetëm kaq.

Duket se artisti po vazhdon të korrë suksese të mëdha dhe është plotësisht i fokusuar në karrierën e tij muzikore. Së fundmi David Dreshaj ka bërë një tjetër arritje.

Në një postim në Instagramin e tij ai ka bërë të ditur se ka arritur 100 mijë subscribers në YouTube duke marrë kështu një pllakë të argjendtë. Ai gjithashtu nuk ka hezituar të falënderojë të gjithë ata që e duan dhe e dëgjojnë artin, krijimtarinë dhe muzikën e tij.