Ngjitja më e lartë në pozicionim për këtë javë i takon David Dreshaj dhe Bleros. Është pikërisht bashkëpunimi i tyre “Ta dija” që është rritur me plot 59 vende menjëherë këtë javë.

Ky projekt i tyre i përbashkët ka marrë votat më të mëdha të publikut në krahasim me këngët e tjera të listës, që kanë dashur ta pozicionojnë sa më lart. “Ta dija” ka arritur që të renditet në vend të 11-të.

Bashkëpunimi i David Dreshaj dhe Bleros është tanimë prej katër javësh pjesë e klasifikimit të “The Top List”. David shquhet për bashkëpunime të suksesshme me artistë të ndryshëm dhe i tillë rezultoi që të ishte dhe ky me Bleron.

Madje, që me hyrjen e tyre në klasifikim, dyshja e artistëve arritën që të pozicionoheshin në Top 5. Kjo rritje e madhe kaq e menjëhershme erdhi si surprizë dhe na mbetet vetëm të presim e të shohim si do jetë tashmë rrugëtimi i “Ta dija”…