# A B C D E F G H I J K L M N O P Q R S T U V W X Y Z

Bruno

Bruno, emri i vërtetë i të cilit është Qazim Myzeqari, është bërë fillimisht i njohur për publikun shqiptar falë pjesëmarrjes së tij në edicionin e parë të “X Factor Albania”, ku është paraqitur si pjesëtar i Grupit X. Bruno ka marrë këtë emër në fushën e muzikës për shkak të ngjashmërisë së madhe që publiku vuri re me Bruno Mars.

Ishte pikërisht bashkëpunimi i tij me Elvana Gjatës, “Love Me”, kënga që e bëri Brunon tepër të njohur për publikun shqiptar. Pas këtij projekti, Bruno, i cili është pjesë e shtëpisë diskografike “Three Dots”, ka vijuar të sjellë në treg këngë “solo” dhe bashkëpunime të ndryshme.

NEWS

Disa nga këngët e verës së kaluar që po rezistojnë ende në "The Top List"!

Vera e kaluar ishte plot me projekte të reja që u kthyen menjëherë në hite të padiskutueshme. Madje vazhdojnë të jenë ende ndër më të preferuarat e publikut edhe sot pasi ende votohen dhe janë në klasifikimin e “The Top List”. Ja cilat janë ato… Butrint Imeri x Kida x...

Ja cilat janë bashkëpunimet më të suksesshme në 320 javë klasifikim!

Duket se bashkëpunimet janë goxha të suksesshme dhe pëlqehen shumë tek publiku. Sidomos nëse hedhim një vështrim në klasifikimin e “The Top List” gjatë këtyre 320 javëve, do të vëmë re se vërtet disa artistë duke bashkuar forcat së bashku, kanë sjellë hite të papërsëritshme. Por cilat kanë qenë disa...

Kreu nuk ndryshon por kemi dy surpriza në Top 5!

Edhe këtë javë, për herë të tretë tashmë, kreun e ka rrëmbyer përsëri Elvana Gjata dhe Yll Limani me bashkëpunimin e tyre “E di”. Sipas votave të publikut, ky duket se është projekti më i preferuar i 100 këngëve më të mira shqiptare në “Top Awards”. Një tjetër bashkëpunim shumë...

Hera e parë gjatë 295 javëve që disa projekte nuk dalin nga "Top 5"!

Këtë javë nuk kemi pasur shumë ndryshime nga java që shkoi, për sa i përket atyre këngëve që kanë qenë në “Top 5”. Nga njëra anë, shtë ngritur me 17 vende nga java e kaluar projekti i Dafina Zeqiri dhe Ylli Limani “Mos Shko”, si dhe “Magji” nga Kidda dhe...

Ja cili është bashkëpunimi i verës sipas sondazhit...

Pak javë më parë u publikuan dy bashkëpunime shumë të suksesshme që u duk se do na shoqëronin gjatë gjithë verës. Këto ishin “Parajsa Ime 2” nga Alban Skënderaj dhe Elgit Doda dhe “Nina” nga treshja e artistëve Flori Mumajesi, Bruno dhe Klajdi Haruni. Duke qenë se u publikuan në...

Ndryshon kreu, një tjetër 'new entry' në "Top 5"!

Të tjera surpriza në klasifikimin e kësaj jave në “The Top List”! Kënga “Nina” e treshes së artistëve Bruno, Flori Mumajesi dhe Klajdi Haruni edhe pse ka qendruar për dy javë në vendin e parë, këtë herë duket se nuk ja doli dot të ruante fronin. Me vetëm 1 vend...

Ja kush ka kryesuar deri më tani në Verë 2021!

Padyshim që deri më tani projektet verore kanë qenë shumta dhe kanë rezultuar shumë të pëlqyeshme për publikun. Nga këngët melankolike deri tek ato më ritmike, ja cilat kanë qenë këngët që kanë kryesuar në ‘fron’ të klasifikimit në “The Top List”. Ledri Vula – Don Mo  Kënga “Don Mo”...

Vetëm një ndryshim në "Top 5", kreu mbetet njësoj!

Edhe këtë javë në “The Top List” duket se vendi i parë në klasifikim nuk ka ndryshuar, por vazhdon të mbetet i njëjti. Treshja e artistëve, Bruno, Flori Mumajesi dhe Klajdi Haruni, kryesojnë me këngën “Nina” për dy javë deri tani. Kjo këngë po pëlqehet shumë nga publiku që vazhdon...

"Nina" në krye të klasifikimit, Elvana i lë vendin Florit, Brunos dhe Klajdit!

Këtë javë në krye të klasifikimit të “The Top List” është renditur kënga “Nina” e treshes së famshme të artistëve, Flori Mumajesi, Bruno dhe Klajdi Haruni. Ky projekt muzikor ka vetëm dy javë si pjesë e listës dhe deri më tani duket se ka korrur një sukses të jashtëzakonshëm. E...

Kjo ishte java me më shumë hyrje të reja për vitin 2021

Këtë javë në “The Top List” kemi patur plot 13 hyrje të reja të projekteve muzikore. Kjo shënon kështu dhe javën me më shumë hyrje të reja për vitin 2021. Deri më tani kemi hasur shumë projekte mjaft të pëlqyera nga publiku në këtë sezon veror dhe duket se do...

Beteja mes "Parajsa Ime 2" dhe "Nina" vazhdon, "Nina" debuton më lart

Elgit Doda dhe Alban Skënderaj kishin treguar prej kohësh se do të sillnin një projekt të ri muzikor së bashku. Duke parë suksesin e “Parajsa ime” të publikuar në verën e vitit të kaluar, dy këngëtarët vendosën të sillnin “Parajsa ime 2”. Me ritme verore, ashtu siç pritej dhe një...

Viti 2019-të drejt fundit, ja kush kryeson dhe kush ka kryesuar në dhjetoret e kaluara! Kujt do i takojë froni në javën e fundit të vitit?

Ky vit shënon dhjetorin e 5-të të “The Top List”, një klasifikim muzikor, i cili për hir të së vërtetës mbetet një ndër promovuesit më të mirë të muzikës dhe artistëve të rinj. Nga java në javë, listës i shtohen projekte të reja dhe artistë të rinj, duke pasuruar sa...

Bruno për "Shën Valentin" bëhet dramatik!

Ndërkohë që të gjithë artistët zgjedhin të vijnë tepër romantik në festën e të dashuruarve, Bruno ka vepruar kundër, ai është bërë dramatik këtë “Shën Valentin”. Këngëtari i njohur i “ThreeDots” ka vetëm pak ditë që ka publikuar projektin e tij më të ri muzikor të titulluar, “Zoti T’me Vrase”...

Kreu ngelet pak a shumë i njëjti por ka një hyrje të re në "Top 5".

Kjo javë vazhdon të mbetet e qetë sa i përket uljeve dhe ngritjeve të projekteve muzikore në klasifkimin e “The Top List”. Vetë kreu nuk ka ndryshuar aspak nga java e kaluar, ku është “Bakllava” e Butrint Imeritdhe Gjikos, ajo që nuk është mposhtur këtë javë. Kjo është java e...

Flori, Ghetto Geasy dhe Bruno rimarrin kreun

Që në momentet e para të publikimit, ky bashkëpunim premtoi shumë dhe fansat e treshes së njohur Flori, Ghetto Geasy dhe Bruno, nuk u zhgënjyen aspak. “Mori”, e cila ka katër javë që ka dalë në treg, është rikthyer sërish në qendër të vëmendjes, duke rrëmbyer vendin e parë, pas...

Flori dhe Ghetto shënojnë sërish!

Rreth 7 muaj më parë, dyshja e talentuar Ghetto Geasy dhe Flori Mumajesi bashkuan fuqitë për “Dashni me raki”, e cila u shndërrua në një prej hiteve të kësaj verë. Madje, kjo këngë, e cila është renditur disa herë në zonën e nxehtë të klasifikimit, ishte pjesë e 10 këngëve...

Klajdi dhe Bruno bashkojnë fuqitë dhe sjellin "Mbase"

Kësaj vere sigurisht që nuk mund t’i mungonte zëri i dy këngëtarëve të njohur, Bruno dhe Klajdi. Dyshja e talentuar ka bashkuar fuqitë duke sjellë një projekt muzikor, i cili sipas fansave do të jetë hiti i kësaj vere. “Mbase” titullohet ky projekt muzikor, i cili ka ardhur mjaft ritmik,...

Bruno ngjitet me 19 pozicione këtë javë në "The Top List"

Javën e kaluar Bruno u rikthye në klasifikimin e “The Top List” duke u pozicionuar në vendin e 50-të, edhe pse kishte disa kohë që nuk ishte pjesë e tij. Ndërkohë që ende nuk kemi sinjale nga artisti sa i përket projekteve të reja muzikore, duket se “Ajo”, projekti i...

Rikthehet në klasifikim Bruno

Në muajin prill ai rrëmbeu zemrat e publikut, duke sjellë në treg këngën me titull “Ajo”. Bëhet fjalë për Brunon, i cili fillimisht u bë i famshëm falë bashkëpunimit të tij me Elvana Gjatën, “Love me”. “Ajo” arriti të bëhej pjesë e “The Top List” duke qëndruar në të për...

BRUNO ecën vetë!

Ajo që i nevojitet në fillim të karrierës një këngëtari të ri për t’u lançuar në tregun “e pamëshirshëm” muzikor është një promovim i mirë, një prodhim serioz dhe një emër i njohur që të bëjë goditjen e menjëhershme. Dhe ashtu ndodhi: ThreeDots lançon më 14 korrik të vitit 2015...