Pas rreth katër muajsh, shumë emocionesh, dinamikash dhe ngjarjesh që “mbërthyen” publikun para ekranit, sezonit të katërt të “Big Brother Vip” i erdhi fundi.
Mbrëmjen e sotme spektakli më i ndjekur në Shqipëri kurorëzon një rrugëtim të gjatë, teksa një prej Eglit, Rozanës, Laertit dhe Gjestit do shpallet fituesi.
Në skenën paralele me atë ku po zhvillohet prime, po ndodh po ashtu dhe një koncert live. Arilena Ara ka lançuar këtu, këngën e saj më të re, “Weightless”.