Vetëm pak pasi solli bashkëpunimin e suksesshëm me Lyrical Son, “Ndalma”, që rezultoi një hit i padiskutueshëm, Alban Skënderaj nuk është ‘mjaftuar’ me kaq por tani vjen dhe me një tjetër projekt. Kënga e tij e re e publikuar së fundmi titullohet “Isabel” në të cilën ai erdhi solo.
“Isabel” me siguri do të jetë hiti i ardhshëm i verës nga Albani. Për këtë projekt ai u kujdes vetë për tekstin dhe melodinë. Për prodhimin audio është kujdesur Lorenc Aliaj.
Megjithatë, nga ajo që kuptuam nga komentet mes kolegëve të tij, Albani nuk ka ndërmend ta lëri me kaq. Vera që kemi para do të jetë mjaft produktive për artistin dhe premtohen projekte të tjera që do të jenë thjesht perlat e rradhës nga ai.