Alban Skënderaj mbetet një nga këngëtarët dhe kantautorët më të dashur për publikun shqiptar. Ai për vite të tëra ka dëshmuar se di të jetë ndryshe me prurjet muzikore, të cilat marrin miliona klikime në platforma muzikore online dhe si gjithmonë këngët e tij kanë qënë pjesë e klasifikimit të “The Top List“.
Artisti sa vjen e po bëhet edhe më aktiv në muzikë kohët e fundit duke sjellë herë pas here projekte të reja. Këtë javë kemi një tjetër sukses nga artisti.
Jo një por dy nga këngët e tij të fundit renditen në Top 5 të klasifikimit. Në vend të dytë shumë afër kreut pozicionohet “Isabel”. Menjëherë pas saj kemi bashkëpunimin me Lyrical Son, “Ndalma” në vend të tretë. Një javë mjaft e mirë për Albanin dhe që ndoshta mund të ‘rrezikojë’ Capital T në fron.