Alban Skënderaj sa vjen e po bëhet edhe më aktiv në muzikë kohët e fundit duke sjellë herë pas here projekte të reja. Dhe duket se fansat e tij janë mëse të lumtur këtë periudhë.

Thënë kjo, këtë javë Alban Skënderaj është votuar më së shumti nga publiku me projektet e tij më të reja. Bashkëpunimi i Capital T dhe Albanit i titulluar “Një Natë” mban kreun për këtë javë.

Edhe pse një hyrje e re, duket se i ka lënë pas të gjitha projektet e tjera duke u pozicionuar menjëherë në vend të parë. Menjëherë pas tij, vjen “Isabel”. Ky projekt është prej 4 javësh si pjesë e klasifikimit dhe po i jep Albanit të gjithë suksesin e merituar.