Alban Skënderaj është njohur gjithmonë si një këngëtar që i qëndron besnik stilit të tij muzikor edhe pse së fundmi këngëtari ka sjellë disa projekte muzikore që janë jashtë stilit të tij.

“E para/I Pari”, bashkëpunimi i tij me Dafina Zeqirin, i publikuar këtë verë, u komentua në mediat online, si një këngë që e sjell ndyshe artistin.

Ditën e sotme, artisti ka paralajmëruar se do publikojë projektin e tij të radhës dhe ndër të tjera ka shkruar se është koha t’i rikthehet muzikës së zemrës.

“Eshtë koha për mua t’i rikthehem muzikës së zemrës. Sonte në orën 18:00”, shkruan artisti bashkangjitur postimit të hedhur në Instastory.