Alban Skënderaj dhe Mc Kresha kanë bashkuar forcat me njëri-tjetrin dhe vijnë si rrallë herë në një bashkëpunim së bashku, i cili ka tërhequr menjëherë vëmendjen e ndjekësve të tyre. Si githmonë, këngët e tyre kthehen në hite të padiskutueshme, të shkruara dhe të krijuara nga të dy ata.

“Iluzion” mban titullin projekti i tyre i përbashkët që është publikuar së fundmi. Kjo këngë ka hyrë këtë javë në klasifikimin e ”The Top List” dhe votat e publikut e kanë pozicionuar menjëherë në vend të pestë.

Kur flasim për dy artistë të mëdhenj si Alban Skënderaj dhe Mc Kresha, çdo projekt i tyre ka marrë impaktin më pozitiv tek publiku. Kështu parashikohej dhe bashkëpunimi i tyre, ku suksesi ishte padyshim i garantuar.

Por kjo nuk është hera e parë që Albani dhe Kresha bëhen bashkë. 4 vite më parë ata sollën bashkëpunimin e tyre të parë që titullohej ”Ping Pong”. Padyshim që në atë kohë kjo këngë rezultoi mjaft e pëlqyer.

Ne bëmë një sondazh ku pyetëm ndjekësit tanë në Instagram se cilin prej dy bashkëpunimeve kanë pëlqyer më shumë dhe përgjigjet ishin këto; ”Ping Pong” ka marrë 26% të votave, ndërsa ”Iluzion” ka marrë 74%.