Alban Skënderaj sa vjen e po bëhet edhe më aktiv në muzikë kohët e fundit duke sjellë herë pas here projekte të reja. “Isabel” titullohet projekti më i fundit që ka hyrë në listën e kësaj jave nga Albani.

Kjo këngë ka pasur një impakt mjaft të mirë tek publiku që e kanë votuar menjëherë për të qenë pjesë e 100 këngëve më të mira të javës në “The Top List”, Top Awards. “Isabel” e ka pozicionuar artistin fare pranë kreut të listës. Edhe pse një hyrje e re, kjo këngë ka mundur të renditet në vend të pestë.

Vera që kemi para do të jetë mjaft produktive për artistin dhe premtohen projekte të tjera që do të jenë thjesht perlat e rradhës nga ai. Vetëm një ditë më parë, Albani ka publikuar një tjetër këngë, të titulluar “Dalëngadalë”. Një këngë mjaft e ndjerë dhe romantike siç e quajti dhe ai.

Një periudhë mjaft e suksesshme për Albanin dhe fansat janë mjaft të kënaqur. Me të tilla ritme, shumë shpejt artisti do të rrëmbejë fronin e “The Top List” duke i lënë projektet e tjera pas.