Gjesti ka ndarë një mesazh me ndjekësit e tij në grupin e krijuar në Instagram, duke i falënderuar për mbështetjen dhe duke paralajmëruar se së shpejti do të nisë diçka interesante së bashku me ta.

“Shpresoj që jeni më së miri në botë”, shkruan artisti, teksa më tej paralajmëron: “Shumë shpejt ja nis me bo diçka shumë interesant bashkë”.

Në mesazhin e tij, Gjesti shprehet mirënjohës për përkrahjen e vazhdueshme të fansave, duke theksuar se dëshiron që edhe ai të bëjë diçka për ta.

“Juve ju faleminderit prej zemre për çdo sen që e boni për mu. Unë kom mu munu me bo diçka edhe për juve, po edhe për veten veç kini durim edhe veç kaq…”, ka shkruar ai.

Mbetet të shihet se çfarë po përgatit ai për ndjekësit e tij.