Një nga producentët më të njohur dhe më të talentuar, Alandy, më në fund ka dalë në skenë me një projekt të tijin në këndim. Kjo këngë e re quhet “Sorry” dhe vjen në një bashkëpunim me Young Zerka-n. Alandy-n nuk e kemi dëgjuar më parë duke kënduar. Ai ka qenë gjithmonë personi pas shumë këngëve që janë shndërruar në hite dhe që i keni dëgjuar nga artistët tuaj të preferuar. Në një intervistë të bërë së fundmi, ai ka treguar më shumë detaje lidhur me këngën e tij të re.
Si lindi ky bashkëpunim me Young Zerka-n?
Ne kemi punuar dhe më parë bashkë për albumin e Young Zerka. Kemi diku rreth 16 tracks, kemi shumë materiale. Në kohë pandemie kam punuar edhe unë për albumin tim.
Pra edhe ti do bësh një album tëndin?
Po, duhet. Dyhet sepse kam qenë paksa në gjumë. Dhe tani dua ta aktivizojë pak këtë pjesë, Më ka munguar skena shumë, por shpresoj të jetë i mirëpritur edhe nga publiku, si shqiptarë ashtu edhe rumunë apo kudo që të jenë. Por problemi është që është në anglisht.
Po synon në një farë mënyre edhe tregun internacional?
Po, shumë!
A nuk mendon se ka ikur koha e albumeve? Që ky është një investim i kotë?
Jo, sepse do të dalin fillimisht si singles dhe pastaj si një album i plotë. Albumi do të jetë përmbledhja e këtyre këngëve.
Si lindi “Sorry”?
Në fakt unë kam bërë një gabim. Një artist, me ndjenja këndon. Dhe kështu lindi “Sorry”. Në fakt nuk kisha refren dhe ndërsa isha me një mikun tim kompozitor, ai më tha pse nuk e bën: “Sorry, my baby sorry”? Aty mendova qenka flakë fare. Sepse unë nuk kam kënduar ndonjëherë popullore. Më ka pëlqyer shumë dhe aty erdhi Young Zerka për të punuar me mua. Sa e dëgjoi, e pëlqeu, e provuam dhe doli perfekte.
Cilat janë pritshmëritë që ke për këtë këngë?
Shpresa vdes e fundit. Ka një problem sepse tregu është i vështirë, sidomos në këtë kohë. Është e vështirë për një artistë që të marrë vëmendje, nëse nuk ke shumë klikime.
Pse duhet dëgjuar “Sorry”?
Është një ‘vibe’, është një emocion. Duhet ta dëgjosh për ta ndjerë. Kudo që të jesh, në rrugë, në plazh, kudo që të jesh…është një ‘vibe’.