Kur vjen puna tek këngët e remiksuara, gjithmonë ekziston rreziku se mos ndoshta nuk do ta arrijnë dot suksesin e origjinales. Por sigurisht, ka dhe nga ato projekte që të surprizojnë.
Pikërisht një nga këto këngë të remiksuara i bashkohet listës së javës në “The Top List”. E mbase po të mos jua tregonim, ndoshta nuk do ta kishit besuar.
“Lej ti lej”, kënga origjinale e Ada Satka, këtë herë vjen me remix-in e Arbër Lufo. Ky i fundit është një emër i ri për Top Awards, i cili debuton këtë javë në listë.
Nëse ju ka pëlqyer “Lej ti lej” i Adës, atëherë edhe këtë version është e sigurtë që do ta adhuroni. Remixi vjen me plot ritëm dhe ideal për t’u kërcyer në club-e.
Mesa duket Lufo ka bërë zgjedhjen më të mirë me këtë këngë të Adës. “Lej ti lej (Remix)” pozicionohet këtë javë në vend të 81-të aktualisht.