Ada Satka, apo siç e keni hasur më parë me emrin e saj të artit thjesht si Ada, u bë më e njohur për publikun pas bashkëpunimit të saj me Alban Skënderaj. “Ama” e solli atë për herë të parë në “The Top List” dhe e njohu edhe më gjerë në tregun muzikor shqiptar.

Pas kësaj ajo bashkoi forcat me Cricket dhe Ya Nina për një tjetër hit, këtë herë jo më një baladë, por një këngë më ritmike, “Dance for the money”. Me të dyja këto projekte, kuptuam qartë talentin dhe zëri mjaft të fuqishëm që Ada zotëron.

E tashmë, pas dy bashkëpunimesh mjaft të suksesshme në “listë “The Top List”, artistja ka ardhur këtë herë me një projekt solo. “Lej ti lej” është kënga e saj më e re që ka hyrë këtë javë në klasifikimin e “The Top List”.

“Lej ti lej” e sjell Adën me ritme shumë të ndjera dhe melankolike duke i kënduar një lidhje të vjetër dashurie që nuk mund të rikthehet më si më parë. Nëpërmjet këtij projekti, siç thotë dhe ajo, ka dashur të çojë dhe një mesazh vajzave që të duan më shumë veten dhe të mos kthehen tek e kaluara…