Ghetto Geasy, Majk Veli dhe Ermal Fejzullahu kanë bashkuar fuqitë për një projekt muzukor, i cili pritet të jetë një ndër këngët që do na fiksojë këtë verë.

“Para Para” mban titullin kënga e treshes së talentuar dhe mjaft të famshme, një këngë që sigurisht është pritur mjaft mirë nga publiku shqiptar.

Bashkimi i tre artistëve për këngën “Para Para”, na sjell në mendje “Kcejna mbi tavolina”, e kënduar nga Ledri Vula, Lumi B dhe Ermal Fejzullahu dhe ky krahasim vjen sa i përket kombinimit të dy reperëve me artistin Fejzullahu po pse jo edhe stilit të këngës.

Në një sondazh të publikuar në rrjetet sociale, publikut i është shturuar pyetja nëse “Para Para” do vijonte suksesin e “Kcejna mbi tavolina” dhe 64% ka votuar po ndërsa 36% ka menduar jo.

Po ju si mendoni?