Pas ‘stuhisë’ vjen qetësia… Kaluam një periudhë disi të ngarkuar me projekte të reja muzikore të njëpasnjëshme, e tani erdhi koha që të gjejmë pak pushim.
Thënë kjo, java në të cilën po hyjmë na gjen me vetëm një hyrje të re. Duket se artistët shqiptarë e kanë shfytëzuar këtë periudhë për të bërë pak pushim dhe për t’u rikarikuar, për të sjellë këngë të reja në vijim.
Por, për Elhaida Danin duket se nuk ka pasur fare qetësi dhe e ka shfrytëzuar në maksimum. Mes një gare mjaft të fortë në “Dancing With The Stars”, Elhaida gjeti kohën për të sjellë projektin e saj më të ri.
“Vetja” mban titullin kënga më e re e artistes, që si gjithmonë goditi në shenjë, si nga teksti, ashtu dhe nga realizimi. Ky projekt vjen pas një kohe të gjatë mungese nga Elhaida, që kur ajo publikoi albumin e saj “Zanin”. Duhet thënë se na kishte munguar!