Me publikimin e këngëve të reja, një pjesë e mirë e projekteve të “The Top List” kanë mbetur jashtë saj, duke mos e përballuar konkurrencën e prurjeve të reja muzikore.

Pavarësisht kësaj ka disa projekte që ia kanë dalë të qëndrojnë në listë, pavarësisht hyrjeve të reja.

Ja kush janë këngët “e vjetra” që vazhdojnë ende të jenë në klasifikimin e “Top Awards”

Sa Gjynah”, bashkëpunimi i Majk dhe Butrint Imerit është një ndër bashkëpunimet më jetëgjatë të klasifikimit të “Top Awards”. E publikuar në qershorin e vitit të kaluar, “Sa gjynah” shënon 75 javë në klasifikim, duke përballuar cdo konkurrencë të mundshme.

Capital T është gjithashtu një ndër artistët që ia ka dalë të qëndrojë për një kohë të gjatë në klasifikim falë këngës “Hookah”. E cilësuar si një ndër këngët më personale të tij, e cila përshkruan jetën që artisti bën, duke përmendur miqtë dhe armiqtë, “Hookah” këtë javë mbush plot 74 javë në klasifikim.

Pas shkëputjes nga “On Records”, Kida publikoi dy projekte muzikore mjaft të suksesshme, “Deja Vu” në bashkëpunim me Lyrical Son dhe “Tela” me Ermal Fejzullahun. I publikuar në qershorin e vitit 2019-të, “Tela” është një ndër këngët më të votuara në klasifikimin e “The Top List”, e cila prej 66 javësh e pjesë e listës.

Yll Limani është një tjetër artist mjaft i preferuar nga publiku shqiptar, këngët e të cilit rezultojnë mjaft të dëgjuara. “Pse je me to” është një ndër këngët që vazhdon të votohet nga fansat e artistit, e cila këtë javë shënon 55 javë në listë.