Ai është rikthyer në muzikë me këngën e titulluar “Mos u Dorzo”. Por duket se ky projekt muzikor, që është një dedikim për jetën e tij personale, e ka rikthyer fuqishëm reperin e njohur shqiptar Stresi.

Javën e kaluar ai është bërë pjesë e klasifikimi “The Top List” duke u pozicionuar në vendin e 44-t por gjatë kësaj jave, Stresi ka thyer rekord. Falë votave të publikut, “Mos u Dorzo” ka mundur të ngjitet me 30 pozicione, duke zënë një vend tepër të rëndësishëm në listë, pikërisht vendin e 14-të.

Ndërkohë Stresi ka paralajmëruar se po punon për një  tjetër projekt muzikor, i cili pritet të publikohet së shpejti. Kjo tregon se pavarësisht problemeve me jetën e tij personale, Stresi vazhdon të jetë i fokusuar tek karriera e tij muzikore.