Mirëmëngjes” ka qënë projekti me të cilin Edona Vatoci ka qënë pjesë e klasifikimit të “Top Awards” për herë të fundit, rreth katër vite më parë.

Pavarësisht faktit se artistja ka qënë aktive në muzikë, duke sjellë këngë të reja, është një bashkëpunim mjaft interesant që e rikthen këngëtaren në klasifikimin e 100 këngëve më të bukura dhe bëhet fjalë për “So What’s It Gonna Be?“.

Për këtë projekt muzikor, Edona ka bashkuar fuqitë me Blerta Kosovën, një tjetër artiste mjaft e talentuar.

Ajo cfarë e bën ndryshe këtë prurje të re muzikore, është rryma muzikore, të cilën nuk jemi mësuar ta dëgjojmë shpesh në tregun muzikor shqiptar por nga ana tjetër është edhe klipi, i cili edhe pse duket i thjesht, është realizuar me shumë profesionalizëm

Sugjerimet nga ana e publikut e kanë pozicionuar “So What’s It Gonna Be?” në 63-të.