Blerta Kosova është këngëtare, multi-instrumentiste, kantautore dhe producente nga Mitrovica, Kosova.
Me muzikë filloi të merret që në moshën 12-vjeçare si pjesëtare e grupeve “rock” te “Mitrovica Rock School”.
Më pas ngjalli interesi për muzikën elektronike dhe kështu në vitin 2011-të, ajo publikoi projektin e saj “solo”, që ishte më shumë në frymën elektronike, eksperimentale, “synthëave”.
Më pas filloi edhe bashkëpunimin me Visar Kasa me duo projektin “Bicalko”, me të cilin publikuoi albumin “Picolo” dhe me pas një “EP” të quajtur “Schengen EP”, kushtuar izolimit te padrejtë të kosovarëve.
Blerta vijoi të punonte fortë në muzikë dhe arriti të publikonte albumin e saj të parë “solo”, të quajtur “Reflections” dhe ndërkohë publikoi edhe “singles” të shumta.
Projekti i fundit është kënga “So What’s It Gonna Be” me Edona Vatocin. Krahas këtyre, Blerta bën pjesë edhe në Tandem dhe Asgje Sikur Dielli.