menu

Pas shumë publikimesh, Kidda qëllon në shenjë me “Malli” dhe futet për herë të parë në “The Top List”


Ora: 10:18 Datë: 17/07/2020

Kidda, emri i vërtetë i të cilit është Mërgim Kida, është një tjetër këngëtar i ri i industrisë muzikore shqiptare. Pavarësisht se numëron disa projekte muzikore në karrierën e tij muzikore, Kidda ka arritur të jetë pjesë e klasifikimit të 100 këngëve më të bukura të muzikës moderne shqiptare për herë të parë falë projektit më të fundit muzikor.

“Malli” titullohet kënga e tij më e re, e cila ka rreth dy javë që ka dalë në treg dhe që sugjerimet e mjaftueshme të publikut e kanë renditur në vendin e 73-të.

Edhe pse “Malli” nuk është një këngë ritmike që i përshtatet temperaturave të nxehta të verës, Kidda ka ditur si ta bëjë për vete publikun, duke shkruar një këngë që i dedikohet mallit, që në fakt në ditët që po përjetojmë është një temë shumë aktuale.

Pavarësisht se nuk ka shumë kohë që i është futur muzikës në mënyrë profesionale, Kidda ka arritur të bëjë bashkëpunime edhe me artistë të njohur të muzikës shqiptare, përmendim këtu Ermal Fejzullahun.