Kidda u shndërrua brenda një periudhe të shkurtër kohore në një ndër personazhet më të komentuar në rrjetet sociale dhe kjo falë projekteti muzikor “Malli”, i cili rezultoi tepër i pëlqyer nga publiku shqiptar. Artisti u bë pjesë e klasifikimit të “Top Awards” për herë të parë falë këtij projekti muzikor, i cili ka qënë padiskutim një hit.

Tashmë erdhi koha për një tjetër projekt të suksesshëm. Kidda ka sjellë së fundmi projektin e tij më të ri të titulluar ”Habibti”. Kjo këngë e ka renditur artistin në vend të 62-të të klasifikimit të “The Top List” këtë javë.

Një këngë me ritme mjaft interesante, që nuk prisnim ndryshe nga Kidda në fakt. Duket se artisti do vijojë të debutojë mjaft mirë në listë, duke qenë dhe shumë i pëlqyer nga publiku.