Bashkëpunimi i Xhensilës dhe Kiddës sigurisht që do ishte një sukses i padiskutueshëm. Kur dy artistë të përmasave të tilla bëhen bashkë, surprizat nuk mungojnë.

“Më do” titullohet bashkëpunimi i tyre që ka hyrë këtë javë në klasifikimin e ”The Top List”. Ky projekt me votat e publikut ka arritur të pozicionohet në vend të 75-të të listës.

“Më do” u postua fillimisht me pjesë të shkurtra në plaftormën TikTok. Që në çastin e parë, ky bashkëpunim arriti të tërhiqte vëmendjen e të gjithë audiencës.

Brenda një kohe shumë të shkurtër, projekti u kthye në një hit tashmë viral, teksa të gjithë prisnim që kënga të publikohej e plotë. Dhe nuk vonoi shumë dhe Xhensila dhe Kidda plotësuan dëshirën e fansave të tyre.

“Më do” hyn tek ato projekte që janë kthyer në hit ende pa u publikuar. E duket se artistët ia kanë arritur qëllimit dhe ky projekt po pëlqehet gjithnjë e më shumë.