Artistin e njohur Kidda padyshim që do ta lidhim gjithmonë me këngën “Malli”. Ishte kjo këngë që e rriti shumë suksesin e tij dhe e bëri akoma edhe më shumë të njohur. Sigurisht “Malli” vazhdon të dëgjohet njësoj edhe sot dhe është ndër më të preferuat e publikut.

Këtë javë Kidda ka publikuar këngën e tij më të re të titulluar “040 Dukat”. Një titull shumë interesant ky për një këngë po aq interesante. “040 Dukat” është pritur mjaft mirë nga publiku, votat e të cilëve e vendosën këtë projekt në klasifikimin e kësaj jave.

Duket se Kida është duke premtuar një tjetër këngë hit dhe të suksesshme pas “Malli”. Para pak muajsh artisti erdhi në një bashkëpunim me Capital T, “Magji”. Këtë herë ai e provoi projektin e tij të fundit solo dhe duhet thënë që goditi në shenjë.

“040 Dukat” renditet në vend të 71-të të klasifikimit të “The Top List”. Edhe pse nuk është një renditje shumë e mirë, ky projekt me shumë gjasa do të rritet në pozicionim gjatë javëve në vazhdim.